Gjilan – Dëgjimet publike të organizuara dhe sponzorizuara nga Komuna e Gjilanit në sytë e qytetarëve po shihen si fontanë dëshirash, të mërzitshme dhe pa asnjë efekt në përmirësimin e jetës së rëndomtë të tyre. Të njëjta përralla e tregime i kemi dëgjuar edhe më herët dhe të njëjtat janë humbje kohe mendojnë qytetarët.
“Përralla e tregime të mërzitshme” kështu i quajnë dhe i shohin qytetarët gjilanas dëgjimet publike të organizuara dhe sponsorizuara nga Komuna e Gjilanit.
Madje këto dëgjime po shihen edhe si reklamim i subjekteve politike, pa pasur asnjë efekt në jetën reale e praktike.
Fitim Haliti qytetar nga Mireshi ka shkruar në rrjetet sociale: “Kryeni more qeto rrugë e shtratin e rekës të parët jeni e leni këto tjerat se kurrë sun i boni 10 vjet me nejt qeveri”
Edhe, Mujë Demiri ka shkruar: “A kryen punë këta a veç premtime si ata tjerët ma herët që janë kanë na bajshin Doberqanin Zürich. Xhamijen vjen ua ndreq Erdogani s`ka nevojë mu hargju buxheti Kosovës se turqit në Kosovë investojnë veç në xhamia në Serbi marojn shkolla e fabrika” ka shkruar ky qytetar.
Enveri nga Bresalci thotë se këso përralla ka dëgjuar edhe në kohën e Lutfi Hazirit e Qemajl Mustafës. “Veç këta të VV e PDK-së po dijnë me rrejtë ma shumë e me mashtrue ma hapur. Këta macen prej përsheshit s’munden me nxjerrën se nuk i pyet askush. E treguan vetën me rrugët që jemi izolue si mu kanën në Bangladesh” shprehet i revoltuar ky banor./rajonipress/