UBT

EVSB ngritë shqetësimin për shtyllat dhe reklamat e vendosura në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB ), ngritë shqetësimin kundër shtyllave të shumta, siç janë shtyllat e rrjetit të rrymës elektrike, të telefonisë fikse, dhe tabelave të reklamave të ndryshme.

Shtyllat e vendosura nga do dhe kudo nëpër trotuare, përpos pengesave që bëjnë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ato paraqesin edhe pa siguri t’jera. Fotoja tregon se qytetarët të cilët kalojnë nëpër këtë trotuar, gjithnjë mundë të jenë të rrezikuar, dhe të pësojnë me lëndime të lehta apo të rënda trupore, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme të cilët për çdo ditë dhe disa herë lëvizin skaj këtyre shtyllave. Shtylla të tilla ka thuaja nëpër të gjitha rrugët e qytetit Vitisë.

Pas shqetësimeve të nxënësve, EVSB doli në vend ngjarje, dhe bëri disa foto të shtyllave, të cilat duken kjartë se, vërtet shkaktojnë pa siguri, dhe shqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm.

Shtylla që duket në foto gjendet në rrugën që shpie në drejtim të shkollave të mesme të Vitisë.

Mobi Casa

Qytetarë dhe nxënës shprehin pakënaqësitë e tyre, dhe ndjehen të pa sigurt gjatë lëvizjeve që bëjnë në drejtim të shkollave të tyre.

Ata thonë: “Shikoni në shtylla si janë të vendosura disa shufra hekuri, të cilat janë shumë të rrezikshme, sidomos për nxënës, sepse lartësia e tyre është e vendosur në nivel apo në drejtim të kokës së nxënësit”.

Nxënësit e shqetësuar thonë se, si lejohen shtyllat të vendosen në mesin e trotuarit, me dhjetëra herë kemi pësuar lëndime nga këto shtylla dhe nga shufrat e vendosura në to.

EVSB, kërkon nga institucionet përkatëse, që të marrin masat e duhura, të dalin në teren, dhe t`i evitojnë këto dukuri, me qëllim që nxënësit mos të pësojnë me ndonjë lëndim trupor, por të ndjehen të sigurt, dhe të lëvizin lirshëm thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.