HIDROMORAVA

Haliti: Stublla, me shkollën e saj dhe me shumë vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë nacionale, shtetërore, kulturore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti morri pjesë në manifestimin “Takimet e Dom Mikelit” kushtuar shkollës së parë shqipe në Stubëll të Epërme.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, nën patronatin e të cilit u mbajt ky manifestim, u shpreh se për mua si kryetar komune, për institucionet komunale dhe për shtetin e Kosovës, Stublla, me shkollën e saj dhe me shumë vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë nacionale, shtetërore, kulturore.

“Jemi të zotuar që këto vlera dhe këto dëshmi, t’i përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë, gjithmonë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm kah përparimi dhe suksesi i gjithmbarshëm. Ishte pikërisht mësuesi Don Mikeli i cili përmes përkushtimit të tij ndaj arsimit dhe përhapjes së gjuhës amtare, kontribuoi në hapjen e kësaj shkolle. Ai e kuptonte se vetëm përmes arsimit mund të ndërtohet një komb I fortë dhe I qëndrueshëm”.

Manifestimi i sivjetmë u mbajt me temën “Ibrahim Rugova dhe shteti i Kosovës” në 80 vjetorin e lindjes së tij.

Uji Dea

Të pranishëm në këtë ishin edhe Lumir Abdixhiku – kryetar i LDK-së, ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së nga Maqedonia e Veriut, Ramush Haradinaj-kryetar i AAK-së, familja e presidentit Rugova dhe plot personalitete tjera duke përfshirë edhe Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergji.

Gjithashtu Haliti sot ka bërë homazhe edhe tek varrezat e fshatit Skifteraj në nderim të nxënësve martirë të rënë më 21 shtator 1999./rajonipress/