Hidromorava

Edhe, Vitia bënë apel për kujdes nga zjarret

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore thuhet në apelin e Komunës së Vitisë.

Apeli i plote:

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.

Hidromorava

Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!

Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë.
•Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:
•Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,
•Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192,
•Ndihmën e shpejtë, në numrin e telefonit 194.
Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.
ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA, SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA,
JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim
KOMANDANTI I NJPZSH-së Viti.
Hetem Jakupi!