Etrit Berisha pa klub, ka 3 oferta në tavolinë – një është jashtë Italisë!

Etrit Berisha aktualisht është pa një ekip. Gardiani i Kombëtares mbylli sezonin me Empolin dhe tashmë është lojtar i lirë në treg.
Interesimet për të nuk mungojnë, teksa bëhet me dije se tri skuadra janë vënë pas Berishës. Ky i fundit ishte pjesë e Kombëtares në Euro 2024, por nuk ia doli të merrte asnjë minutë në fushën e lojës.
Por pavarësisht kësaj gjatë kësaj periudhe do të vendosë për të ardhmen e tij. Brescia dhe Spezia në Itali dhe Kalmar në Suedi kanë interes konktret për shërbimet e 35-vjeçarit, por ende nuk ka gjëra konkrete.
Kujtojmë se te Kalmari për Berishën do të ishte një rikthim, pasi në të kaluarën e tij ka luajtur për suedezët nga viti 2009 dhe deri në vitin 2013 ku erdhi dhe kalimi te Lazio.