Fundamenti

Etrit Berisha hero i Hackenit në finale – i sjell Kupën e Suedisë me pritje dhe gol nga penalltia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Finalja e Kupës së Suedisë ndërmjet Malmos dhe Hackenit përfundoi pa gola gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve, duke u vendosur më pas nga gjuajtjet e penalltive, ku “hero” i Hackenit u bë portieri shqiptar, Etrit Berisha.

Hackeni fitoi Kupën e Suedisë për vitin 2025, me Berishën si protagonist absolut. Ai shkëlqeu me pritjet e tij vendimtare, duke ruajtur portën e paprekur në kohën e rregullt dhe gjatë shtesave.

Në pjesën e parë, Berisha bëri disa ndërhyrje vendimtare për të mbajtur rezultatin 0-0. Edhe në pjesën e dytë, ai vazhdoi me paraqitjen e tij të sigurt, duke qenë në krye të detyrës në momentet më të vështira për skuadrën.

Ndeshja pati shumë tensione në fushë, por pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve, goli mungoi dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë.

FIDANISHTJA

Në serinë e penalltive, Etrit Berisha ishte në qendër të vëmendjes. I njohur si portier që jo vetëm pret penallti, por edhe i realizon ato, Berisha priti penalltinë e parë dhe të tretë të Malmos. Më pas, ai realizoi me saktësi penalltinë e katërt për Hackenin.

Hackeni fitoi 4-2 pas goditjeve nga pika e bardhë, duke e fituar kështu për herë të katërt në histori trofeun e Kupës së Suedisë. Sa i përket titullit të kampionit, Hackeni e ka fituar vetëm një herë, në vitin 2022.

Pas ndeshjes, Berisha deklaroi: “Ndiheshim të qetë që afrohej koha e gjuajtjes së penalltive. Gjatë kohës shtesë u përpoqëm ta ruanim portën e paprekur dhe të luanim më shumë në mbrojtje. E dinim që ishim të mirë në penallti”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.