United Hospital

Epilogu i një tregimi

/ 2 minuta lexim
HW

Iu bë se u lirua tashmë nga ajo barrë qe i rrinte në kokë. U ngrit. Zuri të ecte nëpër dhomë. Mes mureve. Sa arrinte tek i pari, kthehej tek i dyti, tek i treti, tek i katërti. Dikur iu bë monotone kjo ecje e tillë. E shikoi dhomën si asnjëherë tjetër. Ia nguli sytë. Kishte formën katrore.

Tash po e vërente. E pa veten në dhomë, në katror. Mes mureve. Në kokë i rrinte ende shqetësimi. Nën këmb i shkilej ende dashuria. Ai mes tyre. I mbyllur. Kapi kokën me duar, dhe si një trung kur bie së larti, u lëshua në karrige. Lexoi gjithë atë që kishte shkruar.

Eco Higjiena

U hidhërua së tepërmi. Ta duronte dikë në kokë ? Ta shkilte dikë nën këmb ? Të ecte rrugës që s’i përkiste ? Të mbytej nga një erë e ndotur dramash ? Jo. Kurrë. I mllefosur i bëri letrat grima-grima. I rrasi në stufë dhe ua dha zjarrin. Disi u kënaq, ngase ai që i rrinte në kokë vazhdimisht, po digjej. Por i erdhi keq, shumë keq që bashkë me të, i digjej edhe ai që e shkilte vazhdimisht nën këmbë. Ç’të bënte. Druri i njomë digjet përskaj të thatit …gjithmonë !/rajonipress/

Sabit Rrustemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.