“Mundësia e fundit që iu ofrua LDK’së ishte posti i zëvendëskryeministrit me disa ministri”, Anton Quni: Edhe Kurti e dinte që do ta refuzojmë
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka zbuluar detaje nga takimet LVV-LDK.
I ftuar në Pressing në T7, Quni tha se “mundësia e tij e fundit që ja ka ofru LDK-së ka qenë posti i zv.kryeminitrit me tri ministri, që me atë përbërje ne e kemi konsideru që është e pamjaftueshme dhe ofenduese”, tha Quni për ofertën e Kurtit ndaj LDK-së.
Sipas tij të barazohet LDK me atë që ju ofrohet minoriteteve me të njëjtin numër të ministrive “u bë ofertë që edhe Kurti e dinte që do ta refuzojmë”.


