UBT

Hoti kërkon lidership të ri në LDK: Shala kryetar, Bajrami kandidate për kryeministre

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë publik propozimin e tij për lidershipin e ardhshëm të partisë.

Hoti ka thënë se angazhimi i tij politik është që Kujtim Shala të jetë kryetar i ri i LDK-së, ndërsa Hykmete Bajrami të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidate e partisë për kryeministre.

“Dua ta them publikisht se si unë e mendoj lidershipin e ardhshëm të LDK-së, me të cilin ne do të përballemi suksesshëm në zgjedhjet e radhës. Duke zgjedhur një lidership, një kryetar të ri të LDK-së, i cili është Kujtim Shala”, ka deklaruar Hoti në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se Shala është emri që ai e mbështet për drejtimin e partisë.

“Pra, Kujtim Shala të jetë kryetari i LDK-së. Angazhimi im, me gjithë kolegët, është që bartëse e listës dhe kandidatja jonë për kryeministre të jetë Hykmete Bajrami”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Shala dhe Bajrami janë dy emrat më kredibilë rreth të cilëve mund të bashkohet LDK-ja.

Hoti: Aktgjykimi që rrëzoi Qeverinë e LDK-së, do të mbetet njollë në Kushtetuese

United Hospital

“Këta janë dy emrat që unë kam bindjen e thellë që janë emrat më kredibilë për opinionin publik, të cilëve do t’ju qëndrojmë të gjithë prapa, pa asnjë përjashtim”, është shprehur ai.

Hoti ka theksuar se propozimi për ndryshimin e lidershipit nuk nënkupton përjashtimin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

“Imagjinoni një ekip, një LDK të udhëhequr nga Kujtim Shala dhe një listë zgjedhore dhe kandidate për kryeministre Hykmete Bajrami, pa e përjashtuar Lumirin. Absolutisht, sigurisht, as nuk bëhet fjalë”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se edhe Abdixhiku dhe figura të tjera të partisë duhet të jenë pjesë e ekipit të ri, duke argumentuar se një bashkim i tillë do t’i mundësonte LDK-së të paraqitej me një ekip të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme.

Hoti ka shprehur bindjen se rreth Shalës dhe Bajramit mund të arrihet bashkimi i LDK-së në të gjitha degët e saj.

“Unë jam i bindur që rreth këtyre dy emrave, njërit si kryetar i LDK-së dhe zonjës Bajrami si bartëse e listës dhe kandidatja jonë për kryeministre, janë dy persona rreth të cilëve LDK-ja bashkohet nga Dragashi e deri në Kamenicë dhe nga Podujeva e deri në Prizren”, ka thënë Hoti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.