FIDANISHTJA

“Ëndrra”, e Alban Hysenit edhe për një mandat katër vjeçar, varet nga Arbër Ismajli dhe Riad Rashiti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Alban Hyseni e ka marrë konfirmimin e Albin Kurtit edhe për një mandat të dytë për ta udhëhequr Gjilanin, por krejt kjo varet nga Arbër Ismajli dhe Riad Rashiti, të cilët janë të përgatitur për ta kthyer Gjilanin në agjendën e investimeve dhe progresit. Alban Hyseni më shumë i ka sjellur dëme se dobi Gjilanit.

“4 vite për Gjilanin që duam” ky ishte slogani i Alban Hysenit pasi mori “aminin”, e Albin Kurtit për kandidim edhe për një mandat.

Në fakt Alban Hyseni, as që e ka dashur dhe as që ka jetuar me Gjilanin sepse e ka shkatërruar e dëmtuar në shumë segmente e fusha dhe “ëndrra” e tij tash varet nga Arbët Ismajli dhe Riad Rashiti, të cilët duhet të punojnë shumë në teren dhe me qytetarët për t`ia kthyer shpresat gjilanasve.

Arbër Ismajli e ka nisur me shumë pozitivitet punën në teren derisa Riad Rashiti i duhet të pres për ta marrë aprovimin e partisë në qendër.

Postimi i plotë i Alban Hysenit:

Fundamenti

Sot nga Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, me praninë e Kryeministrit Albin Kurti, u konfirmua zyrtarisht nominimi për kandidaturën time edhe për mandatin e dytë si Kryetar i Komunës së Gjilanit.

Mbështetja e palëkundur e Lëvizjes dhe vlerësimi i Kryeministrit për qeverisjen në Gjilan është një nder dhe përgjegjësi e madhe. Gjatë takimit, u veçuan projektet konkrete që kanë prekur drejtpërdrejt secilin qytetar dhe çdo pjesë të komunës sonë si dëshmi e punës së përkushtuar dhe orientimit të qartë drejt zhvillimit.

Kjo kandidaturë merr një domethënie të veçantë, pasi vjen në vitin jubilar të 20-vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që hapat e parë të funksionimit dhe organizimit politik i bëri pikërisht në Gjilan. Është nder i veçantë që ky qytet, që dikur ishte ndër bazat fillestare të veprimit të Lëvizjes, sot të jetë shembull i qeverisjes së përgjegjshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në javët në vijim, do të prezantojmë programin dhe projektet tona për katër vitet e ardhshme – plane të ndërtuara mbi përvojë, vizion dhe nevojat reale të qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.