FITORJA

Emisari britanik largohet nga Kosova me një porosi për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emisari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas përfundimit të vizitës në Kosovë është lajmëruar me një video përmbledhëse të takimeve dhe ka dhënë disa mesazhe, shkruan Gazeta Express.

Peach ka thënë se Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi përkrah pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës.

Sa i përket sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Peach ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e ngritura gjatë takimeve dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar pret që autorët të mbahen përgjegjës, shkruan Express.

Hidromorava

Ai ka thënë se të njëjtin mesazh e ka dhënë edhe në Serbi.

Peach ka potencuar se pas sulmeve të muajve të fundit dhe forcimit të aspektit të sigurisë nga ndërkombëtarët, është koha për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara me përpjekjet ekzistuese që të gjithë qytetarët të ndihen se kanë një të ardhme në një Kosovë diverese dhe multi-etnike.

Emisari britanik ka thënë se progresi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekst të implementimit më të gjerë të marrëveshjeve që janë arritur përmes dialogut të BE-së është pjesë e rëndësishme e këtyre përpjekjeve./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.