Haradinaj takohet me Serwerin, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në SHBA, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me profesorin amerikan të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme, Daniel Serwer.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me Serwerin diskutuan për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
“Angazhimi me dekada i prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë për të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.