Hidromorava

“Radhën e ka Glauk Konjufca”- Sejdiu: Kurti s’pranon që bashkëpartiakët të kenë më shumë autoritet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dardan Sejdiu, ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës dhe deputeti për disa mandate, në një intervistë, ka folur gjatë për aktivitetin e tij publik gjatë viteve, largimin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mundësinë për t`iu rikthyer përsëri politikës.

Sejdiu, i cili gjatë thyerjes së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte në grupin e të larguarve nga partia, deklaroi se aty nuk mund të mbijetojnë njerëzit që kanë mendim të tyre e janë të pa nënshtruar.

Sipas tij, Albin Kurti nuk lejon që dikush nga bashkëpartiakët të ketë pëlqyeshmëri e ndikim më të madh se ai.

“Logjika është një person i cili fillon me ndërtu një lloj pëlqyeshmërie, e ajo pëlqyeshmëri mund të kapitalizohet politikisht edhe në vendimmarrje, në organizim, mobilizim edhe në sfidim të autoritetit, për Albinin është e papranueshme”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.

HW

Sejdiu, ka theksuar se i radhës që do ta ketë fatin e grupit të të larguarve nga Lëvizja Vetëvendosje, është Glauk Konjufca.

“Radhën e ka Glauk Konjufca. Glauku ka mësu shumë, për dallim prej neve që e kemi pas guximin me lëvizë, me vepru e mos me u nënshtru, Glauku ka vendosë që me lujt rolin domethënë ka hy në big brother të Vetëvendosjes. Është nënshtruar”, tha më tej Sejdiu.

Ai madje ka rikujtuar, se Konjufca ishte njëri ndër të parët që kishte ngritur zërin e ishte kritik ndaj veprimeve të Kurtit.

“Konjufca e ka nis diskutimin, kur ka fillu problemi i brendshëm në Vetëvendosje. Ka qenë njëri prej njerëzve që ka qenë më kritiku për qasjen që e ka pas Kurti ndaj çdo personi që ka një peshë një politike”, tha Sejdiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.