FITORJA

Elita e shëndetësisë në Gjilan i jep mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Elita e shëndetësisë primare dhe terciare në Gjilan i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për deputetë, Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).

Kreu i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekët, infermierët e punëtorët teknikë, për këtë përkrahje dhe për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër pandemisë COVID-19.

“Faleminderit elitës së shëndetësisë primare dhe terciare – mjekët, përfshirë edhe infermierët e punëtorët teknikë, për këtë mbështetje ndaj listës së LDK-së e cila e ka programin më të mirë për shëndetësi.

Po bëhet një vit që po e luftojmë pandeminë COVID-19 dhe ju keni qenë në ballë të këtij aksioni. Pa profesionalizmin, punën e madhe dhe guximin e elitës në shëndetësinë primare e terciare , nuk do të mund të paramendohej menaxhimi i të panjohurës.

Fundamenti

Faleminderit krejt gjeneratave të elitës shëndetësore për punën e madhe që e kanë bërë për ruajtjen e shëndetit tonë në çdo kohë”, ka thënë Haziri.

Në emër të të gjithë kandidatëve, programin e LDK-së për shëndetësinë e ka prezantuar Imet Rrahmani (20), i cili tha se kjo mbështetje e kolegëve i bën nder atij dhe të gjithë kandidatëve të LDK-së, të cilët do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Republikës.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.