Fundamenti

Nxënësit e shkollës “Nazmi Hoxha”, njihen me funksionimin e stacionit policor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e kremtimit të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Stacionit Policor në Gjilan ka mirëpriti një grup nxënësish të klasave të IV dhe V-të të shkollës fillore “Nazmi Hoxha” në Gjilan të shoqëruar nga personel mësimor i kësaj shkolle. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen më të afërt të të rinjve me punën, misionin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan me funksionimin e stacionit policor, pajisjet e përdorura nga zyrtarët policorë gjatë punës, si dhe procedurat e ndryshme.
Po ashtu, atyre iu shpjegua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

UBT

Zyrtarët policorë u dhanë nxënësve këshilla të rëndësishme për sigurinë në ambientet shkollore dhe në komunitet, duke theksuar rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me të gjitha institucionet arsimore dhe komunitetin në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë dhe respektimit të ligjit./rajonipress/