Policia e pranishme në shkolla me ligjërata, rreth sigurisë së fëmijëve gjatë rrugëtimit për në shkollë dhe familjarizimi i tyre me komunikacionin rrugor
Gjilan – Në kuadër të këtij projekti njësitet sektoriale dhe komunitet së bashku me njësinë e komunikacionit rrugor kanë filluar me realizim të ligjëratave me nxënës të këtyre klasave në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë me qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime për këmbësor, semafori, rroli i tij etj.
Me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor për fëmijët e klasave të para dhe të dyta si dhe objektivat dhe detyrat që dalin nga plani operativ “Fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla 2024-2025”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka filluar me implementimin e projektit “Siguria e fëmijëve gjatë rrugëtimit për në shkollë dhe familjarizimi i tyre me komunikacionin rrugor”.
Në kuadër të këtij projekti njësitet sektoriale dhe komunitet së bashku me njësinë e komunikacionit rrugor kanë filluar me realizim të ligjëratave me nxënës të këtyre klasave në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë me qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime për këmbësor, semafori, rroli i tij etj.
Po ashtu nxënësit në mënyrë praktike do të përcjellin aktivitetin në rrugën në afërsi të shkollës, nëpër udhëkryqe, në vendkalime për këmbësorë apo në rrugët ku ata mund të rrezikohen gjatë rrugëtimit për në shkollë.
I gjithë ky projekt do të realizohet në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave dhe stafin arsimor njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/