Uji Dea

Ekipi “Aris Pharm” rrëmben vendin e parë në turneun në futboll të vogël “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut në futboll të vogël të organizuar në kuadër të manifestimit kulturo-sportiv “ 2 korriku” dhe atë në mes të ekipeve të futbollit “Aris Pharm”, “Gentriti Beton & Urimi Plast”. Fitues i ndeshjes ishte “Aris Pharm” me rezultat 4:3.

Me një fjalë rasti të pranishmit ju drejtua kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka folur edhe mbi rëndësinë e këtij turniri që mbahet për çdo vjet në Beguncë për nderë të deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut (1990), të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës.

“Sot e 34 vite më parë, pikërisht më 2 Korrik të vitit 1990, Deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, ndërmorën nismën për formësimin e shtetësisë së Kosovës, me ç ‘rast, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e “2 Korrikut”. Kjo datë shumë e rëndësishme për formimin e shtetit tonë, na ka tubuar edhe sot në këtë manifestim, për të kujtuar dhe nderuar atë moment historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Aktivitetet për nderë të 2 korrikut janë mbajtur nën mbështetjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti pasi që me statutin e Komunës së Vitisë “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete të ndryshme sportive në këtë komunë. Kurse gjatë kësaj dite janë zhvilluar edhe shumë aktivitete të tjera kulturo-sportive kurse për nder të 4 korrikut- Ditës së shpalljes së pavarësisë së Amerikës u zhvillua edhe një ndeshje miqësore ku kanë marrë pjesë pjesëtare të KFOR-it, Amerikan.

Gjithashtu Haliti ka ndarë edhe dy dekorata një për artisten e njohur si bilbili i Kosovës, Shkurte Fejza dhe një për KFOR-in amerikan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.