FITORJA

Edhe këtë javë ka vazhduar aksioni i “Hidromoravës”, për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve borxhlinj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ekipet e shkyçjes, të mbështetura nga Policia, kanë vazhduar aksionin për ndërprerjen e furnizimit me ujë për konsumatorët që kanë obligime për faturat e shërbimeve të ujësjellësit ndaj KRU Hidromorava.

Njoftimi i plotë:

Kompania falënderon të gjithë konsumatorët e përgjegjshëm që paguajnë detyrimet në mënyrë të rregullt, por nuk do të jetë tolerante ndaj konsumatorëve të pandërgjegjshëm.

Pas marrjes së veprimeve ligjore, duke dërguar vërejtje dhe duke telefonuar konsumatorët, disa prej tyre nuk janë treguar bashkëpunues dhe kemi qenë të detyruar të fillojmë aksionin për ndërprerje me asistencën e policisë. Ky aksion do të vazhdojë deri në ndërprerjen e furnizimit për të gjithë konsumatorët që nuk përgjigjen për borxhet e akumuluara.

Uji Dea

Prandaj, kompania fton të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara, pra ata që kanë dy ose më shumë fatura pa paguar, të lajmërohen në Zyrën për Shërbime me Konsumatorë pranë Administratës Qendrore në Gjilan, si dhe në Njësitë Operative në Kamenicë dhe Viti, për të paguar borxhin në tërësi.

Kompania ofron gjithashtu mundësinë e riprogramimit të pagesave.

Të gjithë konsumatorët që janë ndërprerë, në rast se nuk paraqiten brenda afatit ligjor për pagesë, do të nisin procedurat përmbarimore, të cilat do të sjellin kosto shtesë për konsumatorin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.