UBT

E konfirmon trajneri i Sivassporit, dy klube të mëdha turke pas Rey Manajt

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bulent Uygun, trajneri i Sivasspor, ka deklaruar se dy klube të mëdha nga Turqia janë të interesuara për Rey Manajn dhe se janë në bisedime me ta.

Në deklaratën e tij për shtypin para stërvitjes së bardhekuqve, ai tha se liga ka rifilluar dhe të gjithë po përpiqen të krijojnë një ekip të ri.

“Po takohemi edhe me ta (dy klubet turke). Negociatat me ligën saudite vazhdojnë”, ka thënë fillimisht Uygun.

Fundamenti

“Nëse numrat dhe pozicionet që duam janë në dispozicion, atëherë menaxhmenti ynë do të vlerësojë”.

“Unë po përpiqem ta përgatis atë (Manajn) në mënyrën më të mirë, sikur ai të mbetet”.
“Edhe pse ka mungesë stërvitje, na dha një kontribut të mirë në dy ndeshje”, vazhdoi trajneri i Sivassporit.

Manaj në sezonin e kaluar me klubin turk ia doli të shënonte 18 gola dhe shtoi tri asistime, duke bërë që klubet turke dhe nga Arabia të vihen pas tij këtë verë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.