Fundamenti

Herolind Shala bëhet me skuadër të re, pritet të vazhdojë karrierën në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala pritet të bëhet me klub të ri.

Sipas “Panorama Sport”, ish-lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës, Herolind Shala do t’i bashkohet skuadrës së Partizanit të Tiranës.

Shala, ishte pa klub që nga janari ku u largua nga skuadra norvegjeze, Start.

Fundamenti

Kjo është hera e parë që Shala do të luajë në Shqipëri, teksa më parë numëron eksperienca në Norvegji, Turqi dhe Çeki.

I lindur në Norvegji, mesfushori shqiptar ka luajtur edhe me ekipin U-20 të Norvegjisë. Tek ekipi U-21 i Shqipërisë u ftua pikërisht nga trajneri Gega rreth 12 vite më parë.

Ai më pas ju bashkua Kosovës në vitin 2016 pas pranimit në UEFA dhe FIFA, ku i cili numëron 27 paraqitje./IndeksOnline/