Dy gjoba në trafikun rrugor në Kamenicë për shkelje të rregullave në trafik

Gjilan – Njësitë policore të Stacionit Policor në Kamenicë me datën 23.07.2024 në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.
Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj./rajonipress/