UBT

10 aktakuza të ngritura për sulm, vjedhje dhe dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Eco Higjiena

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuar.
Në njërin rast një (1) person, është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/