Vitiasit i konfiskohet një pushkë dhe tri thika

Viti – Në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe tri thika.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/