UBT

Doli nga botimi libri i radhës, “Palca e gurit”, i autorit Ismet Rashiti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sami Arifi – Autori Ismet Rashiti Veprimtari i madh i çështjes kombëtare, dramaturgu, publicisti, poeti, Ismet Rashiti, kontribuues shumëdimensional në fushën kombëtare dhe kulturore, ai ishte dhe mbeti i palodhur në avancime për atdheun.

Atdhetarit, Ismet Rashiti, iu kishte ndaluar kthimi në shtëpinë e vetë mbi 18-të vite nga pushtuesi serbosllav, vetëm për arsyen e thjesht, se, ai punonte, për popullin e vet, për barazi me popujt tjerë që atdheu të jetë i lirë.

Atdhetari, Ismet Rashiti jetoi dhe veproi në mërgatë në shtetin demokratik zvicëran duke dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare, po edhe në fushën e kulturës.

Poeti, Ismet Rashiti, promovoi librin e radhës “Palca e Gurit”-poezi, më 10.10 2024 në Shtëpinë e Kulturës “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Viti, ku morën pjesë intelektualë të shumët të fushave të ndryshme profesionale.

Fundamenti

Atdhetari, Ismet Rashiti, përmes figurave të mëdha të çështjes kombëtare, duke filluar me heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, vazhdon radhën me simbolin e rezistencës, Adem Demaçin, Adem Jasharin, që luftuan kundër pushtuesit për lirinë e popullit, duke vazhduar me vargjet e tij poetike për humanisten, Shenjtorën Nënë Tereza-Gongje Bojagjiu.

Poeti, Ismet Rashiti, librin e tij, “Palca e gurit – poezi”, e ndan në tetë cikle: Palca e gurit, Heronjtë e mi, Heronjtë në këngët e kënduara, Yjet të lirisë, Dedikim, Kultura dhe arti, Zjarri që djeg dhe diellin, Revoltë, pra, poeti, Ismet Rashiti, përmes vargjeve radhit heronjtë, veprimtarët e çështjes kombëtare për sakrificën sublime, shumica e të cilëve kaluan në përjetësi, duke u radhitur, me mendje dhe dije, me pushkë në dorë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), kundër meskinërisë vrastare të pushtetit serb, për çlirimin e atdheut…

Veprimtarit shumëdimensional, Ismet Rashitit, i urojmë shëndet dhe suksese të pandalshme edhe në botime tjera shkencore e krijuese që janë vepra madhështore për atdheun, shpresojmë, si gjerë më tani, se kontributi i poetit, Ismet Rashitit, është i pandalshëm, do të jenë të pandalshme mirënjohjet me veprat madhështore të tij në shërbim të atdheut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.