A thua fle sonte Prishtina
Poezi nga Sabile Keçmezi-Basha
A thua në këtë mestinë
Prishtina mbyll sytë
E pagjumur me shekuj
A thua Prishtina
Ka dhembje të lindjes
Për ti lidhur plagë
Gjergj Elez Alisë?
Po sonte
Si fle Prishtina
Vertikalisht,
Në bark
A në shpinë
A thua ç’ëndrra thur
Prishtina
Në pritje të stinëve
Në këtë shekull
Gazeta “Kosova sot”, 13 mars 1999, Prishtinë