FITORJA

Dobërçani nuk e harron traditën, në mënyrë dinjitoze festoj ditën e Pavarësisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ditëlindja e 10-të e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u festua në mënyrë madhështore në Dobërçan, falë angazhimit të përbashkët të komunitetit, shkollës dhe shoqatës 17shkurti.ch, duke organizuar aktivitete të ndryshme për ta shënuar këtë datë historike.

Festa e Pavarësisë filloi me nderimin e Dëshmorëve të fshatit, për të cilët Këshilli Organizues vendosi kurorë me lule pranë lapidarit në parkun që mbanë emrin e Dëshmorëve të Dobërçanit, Mulla Nysret F. Hajdari dhe Mehmedali Sh. Behluli, për të vazhduar festën me programin e përgatitur nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës së Dobërçanit, grupi folklorik me këngëtarin Ilir Rexhepi, si dhe nxënësit e shkollës “Xhelal Sopi” nga Petriti, të cilët e begatuan programin e festës së Pavarësisë.

Në emër të Këshillit Organizues, të pranishmit i përshëndeti z. Ibish Ibishi, ndërsa një historik të shkurtër “Kontributi i Dobërçanit për Pavarësinë e Kosovës”, e paraqiti historiani Rexhep Arifi.

Poashtu, u nda mirënjohje ‘’Post mortum’’ për ish-veprimtarin e çështjes kombëtare dhe aktivistin e palodhshëm “Jonuz Aliu” të cilën në emër të Këshillit Organizues e ndau Ekrem Kryeziu. Mirënjohje u nda edhe për aktivistin Agron Murseli.

Mobi Casa

Organizimi i sotëm në Dobërçan, dëshmoi se ky vend gjithmonë ka pasur njerëz të cilët për interesin e përgjithshëm të fshatit, i lënë mënjanë dallimet partiake e politike, për të dhënë kontributin e nevojshëm në çdo aspekt.

Pjesë e Këshillit Organizues ishin: Naser Arifi, Ibish Ibishi, Ekrem Kryeziu, Rexhep Arifi, Agron Murseli dhe Sadat Salihu, të cilët shprehën falënderim të thellë për të gjithë ata të cilët me kontributin dhe praninë e tyre e nderuan programin dhe punën tonë dhe e bën më madhështore Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Lavdi Dëshmorëve të Dobërçanit dhe gjithë Dëshmorëve të trojeve shqiptare të cilët dhanë jetën për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Dobërçan, Me respekt: Më: 17 shkurt 2018 Këshilli Organizues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.