Xhevat Demiri nderohet me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit, kontributi i tij është i jashtëzakonshëm në shumë fusha
Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka ndarë një mirënjohje mjekut të njohur, ish veteranit të luftës së UÇK-së, njeriut që udhëhoqi për shumë vite shëndetësinë gjilanase dhe më gjerë, Xhevat Demirit. Demiri ka dhënë kontribut të madh edhe në skenën politike dhe gjithmonë ka dhënë më të mirën e mundshme për interesin e qytetarëve.
Ndërkaq për këtë mirënjohje Xhevat Demiri ka bërë një njoftim në rrjetet sociale ku edhe ka falënderuar Komunën e Gjilanit.
Postimi i plotë:
I nderuar Kryetar i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, i nderuar Kryetar i Asamblesë Komunale z. Kushtrim Kadriu,
Jam thellësisht mirënjohës për nderimin dhe vlerësimin tuaj ndaj kontributit tim në shëndetësi. Kjo mirënjohje është një motivim i madh për mua të vazhdoj me përkushtim në shërbim të qytetarëve tanë. Ju falënderoj nga zemra për këtë çmim dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Me respekt dhe përulësi,
Dr. Xhevat Demiri