UBT

Lagjja Kufcë e poshtme, livadhet e arapit deri te thertorja “Malësia” me probleme energjetike, komuna nuk mërzitet fare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këto lagje tash e disa vite, edhe pse ju premtua vite me radhë një trafo, me i nda lagjen në dy pjesë, se janë mbi 200 shtëpi në një trafo, tash e disa vite po kemi probleme, na thanë se e kanë forcu trafon ekzistuese, por nuk na ofruan zgjidhje me energji thotë Shefket Shefkiu.

Shefkiu thotë se tani në kohën kur po vijnë gurbetqaret një fazë është ndal dy tjerat janë nën 160w, nuk bënë as wifi mos të flasim për pajisje tjera si shporeti i rrymës, frigoriferi, makina e teshave etj është e pamundur me punua pajisjet elektrike me ketë tension, edhe pse në Gjilan paguajnë mbi 98% qytetarët energjinë nuk kanë investuar asgjë tash e disa vite tha Shefkiu.

Kjo pjesë e qytetit për shkak të mungesës ekstreme të energjisë elektrike kanë telashe të theksuara për shkak se rryma ndalet me orë të tëra.

KEDS ende s`ka ofruar një zgjidhje me përjashtim që ka kërkuar nga banorët që të ofrojnë një pjesë të trollit për ta vendosur trafon.

UBT

Por banorët e shohin si hajgare këtë iniciativë të KEDS-it.
“Si të jetojmë në këtë situatë dimri ku rryma është e dobët dhe ka tre ditë që një fazë nuk ka fare dhe jemi në hall me këtë prishje apo defektë që po ndodhë me vite” thotë Shefketi.

Edhe, Murati një banor tjetër thotë se qysh është e mundur që 97% të qytetarëve e paguajnë rrymën në Gjilan, ndërsa KEDS-i nuk investon, në një kërkesë që është legjitime dhe reale e jona.

Muhameti një tjetër banor mendon se këtu rol të madh duhet të luaj vet komuna.
“E kam votuar Alban Hysenin po ishalla kurrë më nuk vije ky pushtet sepse ishin njerëz pa dije e pa kokërr të marrës. Këta asnjë respekt se kanë për qytetarin kurse drejtori i shërbimeve publike vazhdimisht na ka injorue dhe as që ka pranue mu takue me neve” mendon Muhameti./rajonipress/