FITORJA

Diskutohet për paralajmërimin dhe veprimin e hershëm kundër ideologjive ekstremiste

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Diskutimet u fokusuan gjithashtu në krijimin e mekanizmave të mundshëm efektivë për të luftuar dhe parandaluar ekstremizmin në faza të hershme.

Është mbajtur punëtoria e radhës me temë “Paralajmërimi i Hershëm dhe Veprimi i Hershëm Kundër Ideologjive Ekstremiste”, organizuar në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë: Prirjet, Sfidat dhe Kundër-Masat”, i mbështetur nga programi Matra i Ambasadës së Holandës në Kosovë.

Punëtoria mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme të komunave të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Ferizajt.

Fjalë mbajti edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani dhe zyrtarë komunalë.

Në takim ishin edhe drejtorë të shkollave dhe të qendrave të punës sociale, nënkryetarë të komunave, përfaqësues fetarë, nga policia dhe ekspertë nga fusha të ndryshme sociale.

ARKATANA

Hulumtuesja dhe udhëheqësja e kësaj punëtorie, Adelina Hasani inkurajoi pjesëmarrësit të ndanin përvoja dhe të diskutonin në mënyrë bashkëpunuese për identifikimin e narrativave dhe formave të ekstremizmit të djathtë dhe ideologjive ekstremiste në komunitet, përfshirë ato fetare, etnonacionaliste dhe antigjinore.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në krijimin e mekanizmave të mundshëm efektivë për të luftuar dhe parandaluar ekstremizmin në faza të hershme.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit/et shkëmbyen përvojat e tyre nga puna në terren dhe u angazhuan në punë grupore, ku formuluan rekomandime konkrete për parandalimin e ekstremizmit.

Angazhimi dhe interaktiviteti i lartë nga pjesëmarrësit e bëri këtë punëtori një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit komunitar dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.