UBT

Rruga që i kushtoi me jetë gjilanasve, dëmtim të veturave dhe humbje të nervave e durimit

/ 3 minuta lexim
ZN

Gjilan – Rruga, Gjilan – Bunari i Përlepnicës është rruga më e përfolur në qeverisjen e Kurtit sepse nga kjo rrugë kanë vdekur njerëz, janë dëmtuar qindra vetura dhe është testuar durimi dhe nervat e gjilanasve.

Fundi po duket i bukur, por ky fund gjilanasve ju ka kushtuar bukur shumë në të gjitha aspektet, edhe materiale dhe me humbje jetësh.

Kjo rrugë për tri vite rresht është përshkruar me defekte, kudo ke pasur gropa të hapura, goma të shumta gjithkund në s`kaj të rrugës, çfarë ka bërë që shoferët duke devijuar rrugën edhe të humbin jetën.

Dëmtimet e veturave e kanë një fakturë ekstreme sepse askush nuk e dinë saktë numrin e tyre.

Kurse gjilanasit u eksperimentuan tepër keq me nerva e durim. Mjafton t`i shohësh komentet tek Liburn Ali e Hysen Durmishi, për tu bindur se gjilanasit nuk e falin tutje Albin Kurtin.

Burim Jakupi ka shkruar në murin e Liburn Aliut: Në 2019 u nis 2024 u krye 2.9 km rrugë llogarite t`i tash.

So Vivi shkroi: Marre duhet me ju ardhe për mos punën e juve 4 vjeçare, ka pas aksidente me fatalitet në këtë rrugë, e ju mburreni me punën që për 4 vjet qeverisje janë punu ka 2 metra në dite dmth hajna.

UBT

Ibrahim Selishta: Bravo bre ju koftë 2.5 km për 6 vite, kuku për juve mozomokeq.

Granit Shala: Qeveritë e kaluara matnin rrugët e ndërtuara me kilometra, ndërsa qeveria aktuale përdor metra.

Isa M Balaj: Me cilin kryetar e përurut ketë rrugë? Me atë që po punëson kunata e kuneq A? MARRRRREEEE

Lulzim Hajrullahu: Ev Liburn ma herët ju ke ik mediave se nuk dishe çka me fol për Gjilan tashti e keni gjet kohen me dal veq reklama me ba për vota, amo jo se na bari spo hami amo unë me pas kanë vend tanin më kish ardh marre me dal me pre një shirit pa u përfunduar një rrugë krejt Autostrada Gjilan - Dheu i bardh kur përfundon ! Se e dimi qe ske çka flet.

Arben Jerliu: Oooo jo veç qe keni punuar shumë pak po besoni edhe këto shumë pak punë që keni bëre janë tepër keq dhe tepër cilësi e dobët e rrugëve! Si nuk po keni turp e gjynah nga ky popull, që po jepni pare për punë shumë të dobët si nuk i ndëshkoni këto kompani idiotesh që punojnë kaq keq, apo ju jeni edhe ma të korruptuar se paraardhësit e tuaj! Shihe more rrugën Gjilan – Ferizaj, asnjë vit s’është bërë nga shtrimi i asaj rruge e në çfarë gjendje të mjerueshme është. Nga Merdara në Podujevë deri në Prishtinë dilni pak shiheni çfarë pune të keqe po bëjnë kompanitë! Reflektoni more se na çmendet ooo të mjerë!

Skënder Alma Abdullahu: GJILANI aq është i lenë anash, me vjen gjynah prej qytetarëve të tij, që nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Kushdo që e frekuenton këtë rrugë përballet me vdekjen çdo ditë, plus mos ta harrojmë aksidentin më të fundit, ku dy djem shumë të rinjë kanë vdekur si pasojë e terrenit jashtëzakonisht të tmerrshëm./rajonipress/