Eko Higjiena

Dhjetëra gra të devotshme i bashkohen LDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të shtunën drejtuesja e Forumit të Gruas të LDK-së në Gjilan, dhe njëherazi deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i uroi mirëseardhje aderueseve të reja gra në LDK, në një takim mikpritës ndaj tyre.

Ajo, në llogarinë e saj të facebook ka shkruar:

“Pas kërkesave të shumta për aderime të reja në strukturat e LDK-së, e sidomos në Forumin e Gruas së LDK-së, sot mirëpritëm dhjetëra gra të devotshme, të cilat duan të bëhen pjesë e familjes së madhe shtetformuese e me vizion të qartë për komunën e shtetin – LDK-në.

FIDANISHTJA

Gratë vazhdojnë të jenë me besimin më masiv e më të palëkundur në LDK-në. Forumi i Gruas në Gjilan është bërë ura e bashkimit të potencialit më të mirë të grave, duke ofruar mundësi dhe shpresë për të gjitha pa dallim. Sonte pamë aq shumë aderuese të reja, thua se u krijua një nëndegë vetëm me të sapoardhurat, ngase numri i tyre ishte befasues! Sonte u konfirmua besimi në rritje në opinionin e gjerë publik se, vetëm me trenin e LDK-së, gra e burra, të rinj e të reja, mund të shkojnë në destinacionin e dëshiruar!

Ne jemi shtëpi e madhe si forum e parti, prandaj mirë se vijnë edhe aderueset e nesërme e të pasnesërme! Dera jonë gjithmonë mbetet e hapur për të gjitha gratë dhe për të gjithë qytetarët pa dallim ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi”/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.