UBT

Ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njësia e Komunitetin të Stacionit Policor Gjilan në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë të Teknikës “Mehmet Isai” në Gjilan, kanë mbajtur një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Parandalimi i ngacmimeve në shkolla”.

Ligjërata u zhvillua me nxënësit e nivelit të V-të, në bashkëpunim me profesoreshën znj. Adelina Pocesta. Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ishte ngritja e vetëdijes për format e ndryshme të ngacmimeve që mund të ndodhin në mjedisin shkollor, pasojat që ato shkaktojnë në mirëqenien e nxënësve, si dhe roli i rëndësishëm që kanë mësimdhënësit, stafi mbështetës dhe vetë nxënësit në parandalimin dhe raportimin e këtyre dukurive.

ARKATANA

Ky aktivitet është pjesë e një varg aktivitetesh që Policia e Kosovës, përmes Njësisë në Komunitetet, ndërmerr në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të krijimit të një ambienti shkollor sa më të sigurt dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në përkrahjen e iniciativave që kontribuojnë në edukimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektit në institucione arsimore njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.