UBT

Deputetja Bunjaku ka një lutje për Albin Kurtin: Kryeministër, bashkojeni Gjilanin me Prishtinën, me Urën e Badovcit?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Përderisa nga SHBA-ja, i ftuar si mysafir në rreshtin e fundit të Konventës së Demokratëve, e ndonjë takim skutave me këdo që mundet atje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, flet me rima e fraza për Urën e Ibrit. Bën hajgare e nënçmon elektoratin e tij dhe popullin e Kosovës. Por ne gjilanasit që çdo ditë kalojmë nëpër Badovc, duhet të bëjmë anashkalim të urës, sepse tanimë afër dy vjet, ura nuk ndërtohet ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë:

Derisa kolegët që janë deputetë nga Gjilani e që i përkasin pushtetit, asnjëherë nuk i bëjnë kërkesë kryeministrit për kryerjen e projekteve për Gjilanin, por si zakonisht me urdhër të Dejonës (krejt e dinë tashmë kush është ajo?!), nuk e thonë asnjë fjalë.

Eco Higjiena

Aman, insistoni që kjo urë të kryhet! Bëjeni nëse doni edhe për vota, por së paku lehtësojeni për gjilanasit e të tjerët këtë rrugë për Prishtinë, aty ku morët vota me bollëk.

Nëse nuk mundeni, apo nuk guxoni, së paku tregoni pak dinjitet, kërkoni që kjo urë të jetë në agjendë të Qeverisë Kurti.

Keni përkrahjen time pa rezervë si kolege. Gjilani nuk e meriton këtë injorim, se ju mirë e dini sa e nevojshme është! Bashkone me këtë urë, Prishtinën me Gjilanin, se autostrada Gjilan – Bujanoc, si duket, mbetet vetëm ëndërr për ju.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.