Fundamenti

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Kryesuesin Hajdaraj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Ardian Hajdaraj, Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Armend Zenelaj dhe z. Jetish Maloku, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sektretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi.

Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe administratori i kësaj prokurorie.

Kryeprokurori Kadriu fillimisht njoftoi të pranishmit sa i përket mbarëvajtjes së punëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, në kompetencë të kësaj prokurorie, me ç’rast theksoi edhe raportet e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

Fundamenti

Po ashtu u prezantuan edhe raportet e punës për këtë gjashtëmujor sa i përket veprave penale të dhunës në familje, ku nga Kryesuesi Hajdaraj u kërkua që këto raste të trajtohen me prioritet.

Gjithashtu, u diskutua edhe çështja e pjesëmarrjes nëpër trajnime profesionale për prokurorët dhe në përgjithësi nevojat konkrete të kësaj prokurorie.

Në fund të takimit, të njëjtit theksuan se do të kenë koordinim të plotë të aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të zbatimit të planit të punës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, për vitin 2024./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.