Mobi Casa

Demir Krasniqi ndihet i përbuzur, anatemuar dhe anashkaluar në ngjarjet kulmore

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Demir Krasniqi krijues, këngëtar me shumë merita, lavdërata e mirënjohje, njeriu që përshkroi e këndojë çdo pjesë të historisë, krijues që u këndoj të gjithëve dhe u thuri lavde e merita atyre që ishin kombëtarisht të ngritur ka një varg pakënaqësish që lidhen me manifestimet e “Flakës së Janarit”. Thotë se është i përbuzur, i nëpërkëmbur, i anashkaluar dhe i anatemuar paturpësisht nga organet komunale dhe drejtoria e kulturës. Lexojeni rrëfimin dëshpërues të Demir Krasniqit drejtuar organeve komunale dhe publikut.

Me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, më 1968, kur më se 90% të popullsisë shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, nuk e dinin se kush kishte qenë Skënderbeu, kurse ata që dinin pak a shumë për këtë figurë të madhe historike shqiptare, as që guxonin t’ ia përmendin emrin, as veprat e tij – këngëtari kosovarë Demir Krasniqi për herë të parë e incizoi në disk të gramafonit, mu në mes të Radio Televizionit të Jugosllavisë në Beograd, këngën me titull: ”KUSHTRIMI I SKËNDERBEUT”. Atë kohë, nuk kishte shtëpi, as banesë mbi trojet shqiptare që nuk jehonte fuqishëm nga gramafonat, kënga “Frynë murrlani me stuhi” , në interpretim të Demir Krasniqit.

Që prej atëherë e deri në përfundim të karrierës së tij muzikore, Demir Krasniqin nuk e lanë të qetë këlyshët e UDB-së serbo – jugosllave duke e përcjellë në çdo hap se ku po këndon dhe çka po këndon ?!

Pos qindra përndjekjesh, përgjimesh e dënimesh të kësaj natyre, në vitin 1989, kur Demir Krasniqi ishte duke kënduar zyrtarisht në Hotelin “Kristal” të Gjilanit, në ora 23.45 minuta, në sallën e këtij Hoteli erdhën 6 milicë serb të Stacionit të Milicisë së Gjilanit, nën udhëheqjen e kryemilicit të quajtur Svetisllav Karaxhiq nga Parteshi, i qiten mysafirët përjashta Hotelit, kurse Demir Krasniqin e mbështetën për dërrasash të murit të sallës së vogël dhe deshën që ta pushkatojnë , vetëm e vetëm pse po këndonte shqip ?!

Në jubileun e 550 – vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, askush nga DKRS e Gjilanit, nuk e fton për së gjalli për program kulturo – artistik Demir Krasniqin ?!

ARKATANA

Demir Krasniqin e njeh ish Presidenti i SHBA- së, z. Bill Klinton dhe ai i mbanë për kujtim 2 këngë të Demir Krasniqit në Muzeun e Shtëpisë së Bardhë, që është i vetmi këngëtar shqiptar, por Demir Krasniqin nuk e njohin, as nuk e dëgjojnë organet zyrtare të DKRS të Gjilanit ?!

Demir Krasniqi është autor i tekstit dhe i melodisë së Himnit të “Flakës së Janarit” , por drejtuesit institucional të kulturës së Komunës së Gjilanit, në as një mënyrë nuk e njohin Demir Krasniqin, nuk e nderojnë dhe nuk i janë mirënjohës në asnjë mënyrë ?!
Demir Krasniqi është krijues dhe autor i gjithsejtë 124 librave nga fusha e artit muzikor, por organet e DKRS të Gjilanit, nuk duan ta dinë, as ta njohin këtë kontribut të tij, për jetë të jetës ?!

Demir Krasniqi është krijues i teksteve dhe melodive të shumë e shumë heronjve e dëshmorëve të kombit nga të gjitha krahinat dhe trevat etnike shqiptare, por për këtë krijimtari DKRS e Gjilanit, as që do ta dijë, apo ta lodhi trurin për ta nderuar në çfarëdo mënyre krijuesin, interpretuesin dhe bashkëvendësin e tyre – Demir Krasniqin e shkretë me gjithsejtë 75 Euro pension ?!

Demir Krasniqi është mbledhës i Folklorit burimor muzikor nga malësia e Gollakut, ku ka punuar hiq më pak se 40 vjet dhe ka mbledhur 1216 këngë burimore të krijuara dhe të kënduara nga femrat analfabete të kësaj Malësie, të përgatitura për shtyp në gjithsejtë 560 faqe shtypi, por që DKRS e Gjilanit, as Drejtoria e Muzeut të Gjilanit, nuk deshi kurrë që t’ ia botoi këtë libër, vetëm e vetëm pse ky pedagog, muzikolog, krijues dhe interpretues është i lindur në Malësinë e Gollakut të Kamenicës ?!

Për kontributet tjera kulturore të këtij artisti të nëpërkëmbur popullor, ka se çka të flitet me ditë të tëra, por kësaj radhe ishte vetëm një pjesë e zemërimit të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.