ARKATANA

LDK: Hetim urgjent për rastin e alarmuar nga Dr. Leutrim Kurteshi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shqetësuese dhe alarmuese deklarata e Dr. Leutrim Kurteshi, për neglizhencën dhe mosprofesionalizmin e personelit shëndetësor, ku për pasojë pacienti ndërron jetë, e askush nuk jep përgjegjësi thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Komuna e Gjilanit, në radhë të parë, para çdo pune tjetër, duhet ta ketë prioritet jetën e njeriut. Nuk mund të kalojë një skandal i tillë pa përgjegjësi nga askush!

Moszbatim i urdhëresave të autoritetit drejtues të institucionit nga kryeinfermierja, mos përgjigje në telefonatat e pacientëve, mungesë e reagimit në raste urgjente ku rasti përfundon me fatalitet, pirja e kafesë në kafene në orarin e punës, e shumë shkelje e parregullsi të tjera, tregojnë se po flitet për një hallkë të gjatë të dështimit në mjekësinë primare në komunën e Gjilanit.

Fundamenti

Nga i pari i ekzekutivit, deri tek infermieri/ja i/e fundit që ka dorë në këtë rast, jeni përgjegjës për humbjen e kësaj jete!

Le të ketë hetim urgjent për këtë superskandal!

Doktorëve si Leutrimi, ju lumtë për guximin e profesionalizmin që kanë mbi supe nga momenti i parë që kanë veshur mantilin e bardhë!

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i LDK-së në Gjilan