Mobi Casa

Demagogjia e Alban Hysenit: Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në Gjilan ka lagje që nuk kanë rrymë deri në 30 orë ndërsa droni i Alban Hysenit po prezanton pak rrugë me projekte të papërfunduara. “Investimet në përmirësimin e infrastrukturës në Gjilan po vazhdojnë, ku krahas rrugëve po rregullohet edhe kanalizimi fekal e ai atmosferik dhe infrastruktura tjetër përcjellëse” ka shkruar Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po realizohen lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë”.

I pari i komunës, tha se punimet vazhdojnë me ritëm të shpejtë në të gjithë komunën.

Mobi Casa

Më tej Alban Hyseni, tregoi se në lagjet “Mërgimtarët e Gjilanit” dhe “Dheu i Bardhë” po përfitojnë nga investimet tona në infrastrukturë rrugore.

“Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern dhe të kompletuar. Do të vazhdojmë me projekte të reja, përmirësime dhe investime që do ta transformojnë qytetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, tha Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.