ARKATANA

De Biasi: Cana përfundon karrierën në Francë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi ndoqi nga shkallët e stadiumit të Triestes sfidën e javës së fundit të Serisë A Cagliari – Lazio 1-0, gjatë së cilës dha opinionin e tij për disa nga futbollistët kuqezi që luajnë në kampionatin italian. 56-vjeçi beson se Lorik Cana, aktualisht pjesë e Lazios, do ta mbyllë karrierën në Francë.

“Cana jeton në Francë vend me të cilin është shumë i lidhur. Ndoshta në kokën e tij ka në plan për ta mbyllur atje karrierën, por ai ndihet shumë mirë te Lacio, që me sa duket po zbulon një Lorik ndryshe, një lojtar me shumë cilësi, që mund t’i japë shumë bluzës bardhekaltër”, ka thënë De Biasi.

De Biasi nuk i kurseu fjalët vlerësuese për trajnerin Vladimit Petkoviç, I cili e ka kuptuar se Cana mund të japë kontribut më të madh në mbrojtje.

“Petkovic i di karakteristikat e Lorikut. Në një pjesë të mirë të sezonit e provoi në mesfushë, më pas e kuptoi që edhe në mbrojtje mund të japë kontribut të madh, ndaj vendosi që ta aktivizojë në këtë rol”, tha ai.

FITORJA

De Biasi komentoi edhe mundësinë e transferimit të të riut Elseid Hysaj nga Empoli te Lazio, duke e cilësuar 19-vjecarin një lojtar me shumë perspektivë.

“Hysaj është një futbollist më shumë cilësi, ka forcë fizike dhe vrapon shumë. Është vetëm 19 vjeç, por ka rënë në sy te Empoli. Besoj se nëse Lacio arrin ta marrë, do të bënte shumë mirë, sepse po flasim për një lojtar me shumë perspektivë”, shtoi De Biasi.

De Biasi e mbylli prononcimin e tij me një vlerësim për skuadrën e Lazios, që më 26 maj do të luajë ndaj Romës në finale e Kupës së Italisë.

“Prej disa vitesh Lazio po zhvillon kampionat me nivel shumë të lartë, duke pasur kënaqësinë e fitimit të Superkupës dhe Kupës së Italisë, ndaj besoj se për këto arritje duhet vlerësuar”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.