Arbër Hoxha krejt tjetër me trajnerin Cannavaro, shënon tjetër gol me Dinamo Zagrebin

Skuadra e Dinamo Zagreb është duke luajtur miqësore ndaj Lech Poznan dhe po fiton me shifrat 1:3.
Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, shkruan Indeksonline
Hoxha shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 34’të.
Ky ishte goli i dytë brenda pak ditëve me fanellën e klubit kroat në miqësoret e zhvilluara.
Kujtojmë që tani trajner i klubit të Dinamo Zagrebit është legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro./Indeksonline/