“Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë!” – Rrahmani poston koreografinë e Dardanëve pas skandalit të tifozëve të Sparta Pragës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Tifozët e Sparta Pragës kanë bërë një skandal të madh, ku duke treguar mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Velko Birmancevic, vendosën një baner me një mbishkrim anti – Kosovë.

Harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

Mobi Casa

Rrahmani nuk ka pritur gjatë dhe ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.

Rrahmani dhe Krasniqi janë bashkuar me Sparta Pragën këtë afat kalimtar dhe janë treguar të suksesshëm në këtë fillim sezoni me gola dhe asistime. /Telegrafi/