Ka muaj pa shënuar gol, Albion Rrahmanin e vendosin në shitje?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani mund të largohet nga Sparta e Pragës vetëm pas një sezoni, madje jo të plotë.
Rrahmani është vendosur në shitje nga skuadra çeke, kështu mësohet nga disa mediume të huaja, shkruan Indeksonline
Çmimi që thuhet se Sparta e Pragës kërkon për lojtarin kosovar është 2.5 milionë euro.
Kujtojmë që 24-vjeçari ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon në ligë në 20 paraqitje dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/