Mobi Casa

“Çlirimët” dhe “Çlirimtaret” e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Muaji qershor do të mbetet përjetë në kujtesën e shqiptarëve. 20 vjet më parë, më datën 9 të këtij muaji, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund gjenocidit dhe agresionit serb në Kosovë. Tri ditë pas, më 12 qershor, zbarkuan rreth 50 mijë trupa paqeruajtëse të NATO-s, me ç’rast u kurorëzua përfundimisht çlirimi i Kosovës. Sot, dy dekada pas këtij momenti historik, Kosova ka mbi 1500 djem me emrin Çlirim dhe mbi 120 vajza të pagëzuara “Çlirimtare”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Nëntë vjet para se të çlirohej Kosova ishte pagëzuar me emrin Çlirim. Lirinë e munguar familja Berisha sikur donte ta gjente në emrin e fëmijës së tyre, Çlirimit. 27-vjeçari nga Prishtina ndihet tejet krenar që e mban emrin i cili simbolizon antonimin e robërisë. Meqë kishte lindur shtatë vjet para se Kosova të çlirohej nga okupatori serb, dy dekada pas Çlirim Berisha kujton mjaft mirë ditën kur erdhi lajmi i stërpritur, që shënoi fundin e Serbisë në Kosovë.

ARKATANA

Fundin e vrasjeve, të masakrave e të maltretimeve të shqiptarëve nga forcat paramilitare serbe.

“Ditën kur ndodhi çlirimi i Kosovës e gjitha familja patëm dalë për t’i pritur trupat e KFOR-it, të cilët kalonin rrugëve të Prishtinës”, rrëfen ai, teksa sjell në kujtesë çastet kur ushtarët e KFOR-it i kishin rrekur në krah fëmijët shqiptarë dhe u kishin shpërndarë dhurata. Jo vetëm për Çlirimin e familjen e tij, por për të gjithë shqiptarët fillimqershori i vitit 1999 kishte sjellë lot gëzimi – për fundin e gjenocidit dhe lot dhimbjeje – për familjarët e miqtë e humbur, gjaku i të cilëve solli Ditën e Çlirimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.