Fundamenti

Caka – Nimani thotë se Kurti e kontestoi legjitimitetin demokratik të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani, i është përgjigjur deklaratës që kryeministri Kurti kishte dhënë për televizionin publik, ku ky i fundit e kritikonte Gjykatën Kushtetuese duke thënë se nuk është apolitike, dhe duke i ftuar gjykatësit e kësaj gjykate që të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Caka-Nimani tha se është e rëndësishme të sqarohet se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca vetanake për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve.

“Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje nga palët e autorizuara, të përcaktuara me Kushtetutë, Kushtetutë të cilën e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kontekst të ligjeve. Këto janë ligje që janë kontestuar në Gjykatë Kushtetuese nga palët e autorizuara, kur një kërkesë vije në Gjykatën Kushtetuese sipas përcaktimeve kushtetuese, sepse ka kritere të përcaktuara në ligj, sigurisht që Gjykata e ka për detyrë kushtetuese që të trajtojë çështjen që ka para saj dhe të nxjerrë verdiktin e saj”, tha Caka-Nimani në Rubikon të Klan Kosovës.

UBT

Caka-Nimani tha se ftesa e kryeministrit Kurti që Gjykata Kushtetuese të garojë në zgjedhje është kontestim i legjitimitetit demokratik të kësaj gjykate dhe të gjykatave të tjera.

“Sa i përket thirrjes për të garuar në zgjedhje, edhe pse jo me një formulim të tillë kjo çështje nuk është detyrimisht e re, dhe ngërthen një shkollë mendimi e cila konteston legjitimitetin demokratik të gjykatave për të nxjerrë vendime, përfshirë anuluar akte të Kuvendit, të cilat janë miratuar nga përfaqësuesit e popullit. Një thirrje e tillë s’mund të nënkuptohet ndryshe përpos si kontestim i legjitimitetit demokratik të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera dhe e them me siguri, sepse kjo është çështje trajtimi në të drejtën kushtetuese nga shkolla të caktuara mendimi që argumentojnë që gjykatat nuk kanë legjitimitetin e duhur për të anuluar vendime të miratuara nga përfaqësuesit e popullit”, tha Caka – Nimani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.