RCCOLA

Reshje shiu të përziera me borë e rënie e ndjeshme e temperaturave, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rënie e ndjeshme e temperaturave e rrebeshe shiu priten gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”.

Në vise më të larta malore të dielën reshjet e shiut do të përzihen apo shndërrohen në borë, raporton Express.

“Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë. Temperaturat zbresin në 13C e 14C. Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën. Minimalet zbresin deri në 7C.”, thuhet në njoftim.

HIDROMORAVA

Mot i paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë javës së ardshme, me të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat do të jenë nën vlera normale, prej 16C deri 20C.

“ Të reshurat duken të mundshme përgjatë fundjavës vijuese, e temperaturat maksimale shënojnë një rritje graduale deri në 22C e 23C. Në javën e fundit të shtatorit, priten mundësi për më shumë intervale me diell, por mbesin ende kushte për zhvillime të reshjeve të shiut, e temperaturat luhaten rreth vlerave normale deri në 22C e 23C.”