UBT

Bujanoc: Nisin punimet në rrugën e “Vardarit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kontrata e nënshkruar me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për asfaltimin e 750 metra të rrugës “Vardar” në Bujanoc, që shpie në drejtim të tregut të qytetit, ka filluar të realizohet në terren.

“Sot filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës së “Vardarit” me një gjatësi prej 750 metrave, si dhe 350 metra kanalizim pasi një pjese të kësaj rruge i mungon kjo infrastrukturë”, deklaroi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, gjatë vizitës që i bëri punimeve.

Rruga e “Vardarit” e cila momentalisht është e shtruar me kalldrëm, për t’u bërë me asfalt do të kushtojë rreth 25 milion dinarë (pa tvsh), ndërsa sipas Arifit për fillim është siguruar pjesa e parë e mjeteve nga Trupi Koordinues (TK) me vlerë prej 14 milion dinarë.

Fundamenti

Arifi tha se, nëse TK ka mundësi të financojë edhe pjesën tjetër atëherë punimet do të përfundohen brenda vitit, në të kundërt pjesa që do të mbetet do të vazhdohet vitin e ardhshëm.

Sipas kryetarit, kalldrëmi i cili po largohet nga kjo rrugë do të shfrytëzohet nga Drejtorati për Ndërtim dhe Komunalia për renovimin e të gjitha rrugëve tjera të ndërtuara nga kalldrëmi.

Në bazë të kontratës e cila është nënshkruar më 13 maj, kryesi i punëve duhet që punimet, me fazën përfundimtare asfaltimin, t’i përfundojë brenda 50 ditëve të punës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.