RCCOLA

Begaj takon Kamberin, e siguron se shqiptarët e Luginës e kanë mbështetjen e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj thotë se me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.

Begaj po ashtu njoftoi se Kamberin e ka siguruar se ai, Qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

UBT

“Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi. Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë. E sigurova se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Qeveria dhe institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkroi i pari i shtetit shqiptar.

Në anën tjetër, deputeti Shaip Kamberi ka theksuar se Presidenca shqiptare është e rëndësishme për hallet dhe brengat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Bajram Begaj dhe Institucioni i Presidentit është adresë e rëndësishme për hallet dhe brengat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës së Preshevës. Mbështetja nga institucioni i presidentit jashtëzakonisht e rëndësishme për avancimin dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës”, shkroi Kamberi nip profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri