UBT

Braktisja e Haitit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Tri vjet pas tërmetit katastrofal, i cili shkatërroi Haitin, mbi 300 mijë persona ende jetojnë në kampe të përkohshme. Numri i madh i viktimave dhe shkatërrimet e mëdha, të cilat ja shkaktoi tërmeti shtetit më të varfër në Hemisferën Perëndimore, detyruan bashkësinë ndërkombëtare që të mobilizoi përpjekjet për të ndihmuar popullatën. Megjithatë, shumë organizata ndërkombëtare dhe banorët e Haitit janë të mendimit se ndihma po arrin tejet ngadalë.

Tri vjet pas tërmetit katastrofal, i cili shkatërroi Haitin, me qindra mijëra njerëz, të cilët mbetën pa kulm mbi kokë, edhe më tutje jetojnë në strehimore të përkohshme dhe shumë prej tyre janë të mendimit se bashkësia ndërkombëtare i ka harruar.

Në tërmetin, me fuqi prej 7 shkallë të Rihterit, i cili goditi këtë shtet në Karaibe më 12 janar të vitit 2010, jetën e humbën me dhjetëra mijëra njerëz, sipas disa të dhënave deri në 300 mijë, edhe përkundër faktit se bilanci përfundimtar nuk është saktësuar kurrë.

Qeveria e Haitit një muaj pas tërmetit kishte deklaruar se numri i të vdekurve kishte arritur në 230 mijë, por kryeministri i vendit, Jean Belriv, një vit më vonë kishte deklaruar se numri i të vdekurve arrin në 316 mijë, edhe pse shumë njerëz e kanë vënë në pikëpyetje këtë shifër.

Si pasojë e tërmetit, epiqendra e të cilit ishte 25 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port o Prince, janë lënduar mbi 300 mijë njerëz, pa kulm mbi kokë kanë mbetur mbi 1 milionë njerëz, ndërsa pasojat e tërmetit, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i kanë ndier mbi tre milionë njerëz.

Qeveria e Haitit ka theksuar se janë shkatërruar apo dëmtuar mbi 25 mijë shtëpi dhe mbi 30 mijë objekte komerciale, në mesin e të cilave edhe Pallati presidencial dhe Parlamenti.

Numri i madh i viktimave dhe shkatërrimet e mëdha, të cilat ja shkaktoi tërmeti shtetit më të varfër në Hemisferën Perëndimore, detyruan bashkësinë ndërkombëtare që të mobilizoi përpjekjet për të ndihmuar popullatën. Megjithatë, shumë organizata ndërkombëtare dhe banorët e Haitit janë të mendimit se ndihma po arrin tejet ngadalë.

Vlerësohet se 358 mijë njerëz ende jetojnë në kampet dhe strehimoret përreth kryeqytetit, në të cilat përballen jo vetëm me kushtet e vështira të jetës, por edhe me kriminalitet, sëmundjet e ndryshme, si kolera, e herë pas here edhe me uragane dhe fatkeqësi tjera natyrore.

“Nuk kemi kurrfarë përkrahje”, ankohet Visli Desimus, një ish-mësues, i cili ka hequr dorë nga përpjekjet për të organizuar mësimin në një tendë në kampin Marasa, ku jetojnë mbi 5 mijë persona.

KKVITI

“Qeveria na ka braktisur. Me 12 janar mbushën tri vjet vuajtje, mjerim dhe fatkeqësi”, shtoi ai.

Edhe banorja tjetër e këtij kampi, Daniela Orniamiz, theksoi se nuk ka zgjedhje tjetër, pos të jetojë në këtë kamp, por shtoi se kampi Manasa është një vend i tmerrshëm për të rritur fëmijet.

“Ka shumë dhunime dhe prostitucion me fëmijë”, theksoi ajo.

Kalimet mes tendave kur bie shi mbushen me baltë. Në kamp nuk ka as shkollë. Agjencia humanitare, Oxfam, e cila po merr pjesë në rindërtimin e Haitit, është e mendimit se është arritur ca përparim, por tërheq vërejtjen se përpjekjet shpesh janë të pa-organizuara dhe të pakoordinuara.

Gërmadhat pas tërmetit janë pastruar, shumë objekte janë rindërtuar, janë rregulluar rrugët, por mbetet edhe shumë për të bërë, thotë Andrew Pew, drejtor i programit të Oxfamit për Haiti.

Pew, në kumtesën e lëshuar me rastin e trevjetorit të tërmetit, përshëndeti qëndrueshmërinë e popullit të Haitit dhe zemërgjerësinë e donatorëve ndërkombëtarë, por kritikoi qeverinë në Port O Prince, për shkak të administrimit të dobët dhe injorimit të problemit.

Banorët e kampit Marasa planifikojnë që më 14 janar të organizojnë një protestë në rrugën në afërsi të kampit, me qëllim që të joshin vëmendjen e qeverisë, përkundër faktit se pranojnë se nuk besojnë se do të arrijnë shumë me protestën e tyre.

“Automjetet kalojnë vetëm disa metra pranë nesh, por askush nuk na vëren. Por nëse nuk ndërmarrim asgjë, një ditë do të përfundojmë tërësisht në rrugë”, deklaroi Jacky Narsis, një banore e kampit.