HW

Bien temperaturat në fundjavë, priten rrebeshe shiu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vranësirat shtohen përgjatë ditës së shtunë nga orët e mëngjesit. Në mesditë rrebeshe shiu pritet të përfshinë pjesë perëndimore të vendit, që duke shkuar nga mbrëmja shtrihen në pjesë tjera. Herë pas here këto rrebeshe shoqërohen me bubullima.

Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 4-12m/s, me hove çasti mbi 15m/s.

Temperaturat maksimale fillimisht arrijnë deri në 30C e 31C. Me kalimin e sistemit frontal, pasdite më vonë zbresin edhe nën 20C.

Megjithëse do parashihet të ketë më shumë intervale me diell ditën e diel, pritet një rënie e temperaturës deri në 24C e 25C.

United Hospital

Aty-këtu mbeten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu pasdite. Nga dita e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell, me temperatura që shënojnë rritje mbi 30C ditën e martë.

Të mërkurën, me afrimin e një shtjelle tjetër ciklonike përgjatë rajoni, paraqiten mundësi për rrebeshe shiu, mirëpo temperaturat zbresin lehtë në 28C.

Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 12C e 14C. Frynë erëra kryesisht nga perëndimi e jugu, të lehta dhe mesatare 3-10m/s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.