ARKATANA

Bllaca: E lexoj çdo libër që më bie në duar…

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I madh e i vogël cërnicas, por edhe më gjerë, e njohin Shaip Bllacën si poet e si adhurues i madh i librit. E njohin, për faktin se, ai u falë fëmijëve e të tjerëve, libra, shkruan për ta dhe për jetën në përgjithësi…

Siç dihet, Shaip Bllaca është nga fshati Cërnicë, komuna e Gjilanit. Ai, gjer më tani ka botuar dy libra me poezi “Jeta ime” dhe librin e fundit me titull “Lotët e bilbilit”. Por, shtonë se, këto ditë, më janë botuar edhe katër vepra të tjera. Ato sot pres t’i marri nga shtypshkronja dhe filloj t’i shpërndaj tek shokët. Jo vetëm kaq.

Ne zhvilluam një bisedë rasti, e ai na shtoi këto fjalë lidhur me librin, shokun më të mirë të njeriut: “Po, unë, tha Shaipi, -edhe në këtë moshë të shtyrë, poezinë e kam ushqim shpirtëror. Nuk ndahem nga vargu, nga strova e nga shkrimi i kësaj fushe. Kur shkruaj, shtoi ai,- në radhë të parë mendoj se poezia e ka mesazhin e qiltërt dhe aty e gjen troç idenë e motivimit. Poezia e bukur është vlerë e këndshme arti.

Gjer sa të tjerët shkruajnë biografitë e tyre në këndin e publicistikës, unë këtë e bëj në vargje. Ja e kam botuar veprën me titull “Jeta ime” Aty është biografia ime e tërë. Kur o lexoj poezitë e veprës në fjalë, më duket se e kam “vajtuar” dhembjen time, por edhe të tjerëve. Në poezi, poeti më bukur e shpreh “unin” e tij, i cili un është me reflekse melankolike dhe ka “doza” të dhembjes. S’ka njeri që nuk e ka jetën të “prekshme”, pra edhe unë kam një jetë të tillë me sfida të ndryshme, por është edhe pjesë tjera të jetës sime që është e lakmueshme…”

Kur e pyetëm Shaip Bllacën se, a është lexues i pasionuar i veprave të shkrimtarëve tanë bashkëkohorë, ai, pa një pa dy, tha se, unë lexoj pa u ndalë. “Po, tha Shaipi, – unë lexoj çka më bie në dorë, lexoj dhe atë përmbajte të veprës së autorit, mundohem ta shijoj e ta shpërfaqi tek të tjerët. Shihni, leximin e veprave e kam pasion. Këtë nuk mund ta mëshehi nga askush. Dihet, pa lexim, s’ka dije, s’ka diapazon të gjerë të njeriut. Leximi mua më “relakëson” dhe më bënë të jem shend e verë. Lexoj romane, poezi, komente, por lexoj edhe dokumentar e shënime të tjera. Me një fjalë, e kam hobi në jetë leximin e veprave. Bile, si krijues, përherë e përshkruaj të kaluarën, e jetoj të tashmen, por e mendoj si ta jetoj edhe të ardhmen”.

ARKATANA

Një pyetje ia bëmë se cilën vepër e ka pëlqyer më shumë? E, ai, pa hezitim tha se, prej shumë veprave, të cilat i kam lexuar gjer më sot, vepra “Përsëri në këmbë” e Dhimitër Xhuvanit, shkrimtar nga Shqipëria, më ka lënë shumë përshtypje. Te kjo vepër “gjeta” vetën time. Aty hyra dhe nuk mundesha të dali. Është roman që do të duhej ta lexojë secili lexues. Bëhet fjalë për humanizmin personal të njeriut tonë, Din Hyka. Din Hyka, personazhi kryesor i veprës në fjalë, i cili, duke punuar punë të rënda në mal, ai i humb dy këmbët. Drutë ia zënë dhe ai mbetet njeriu pa shpresë në jetë.

Por, shkrimtari nuk e lë që ai ta jetojë jetën pa shpresë. Ai bën zgjidhje. Din Hyka, si njeri shumë punëtor, pas vuajtjes së kësaj fatkeqësie, ai vjen përsëri në jetë. I venë protezat në këmbë dhe, një ditë prej ditëve, ai e fillon jetën në një kioskë të qytetit. Pra, Dina Hyka përsëri jeton dhe ngritet në këmbë. Është një fuqi njerëzore, e cila nuk dëshiron të jetojnë në kurriz të tjerëve, por, edhe pas fatkeqësisë së ndodhur, ai mendon dhe ia del kësaj “ngjarje” me fitoren e tij ta mbijetojë jetën ashtu si të gjithë njerëzit.

I pyetur se çka ka porosi tek autori i kësaj vepre, Shaip Bllaca shton se, shumë shkrimtarë, si Dhimitër Xhuvani e të tjerë, në veprat e tyre letrare japin porosi të forta se, jeta është më e adhuraur se gjithçka tjetër. “Po. Aty është humanizmi i njeriut tonë, ai që, edhe pas ndodhive tragjike, njeriu do të duhej të gjejë forcë për të jetuar e mbijetuar. Din Hyka nuk e do jetën nën mëshirën e të tjerëve, por bën të pamundurën që të mbijetojë dhe të fitojë vetë për ta vazhduar jetën. Sepse, jeta është sa e ëmbël, ajo është edhe e rëndë.

Ky roman më pëlqeu, sepse ka një temë, e ajo është Triumfi i njeriut në ballë të fatkeqësisë. Edhe veprat tjera më pëlqejnë dhe nga secila marri vepër fitoj diçka si mësim e përvojë, shton në fund, z. Shaip Bllaca, poet nga Cërnica e Gjilanit./ tefik selimi/rajonipress/