Hidromorava

Bisedimet Luginë-Beograd vazhdojnë nesër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësuesit politik shqiptar të Luginës gjatë së premtes do të vazhdojnë bisedimet me përfaqësuesin e Qeverisë së Serbisë, në zyrat e OSBE-së në Bujanoc.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga shërbimi për informim i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, takimi do të fillojë nesër në orën 14h në mes liderëve shqiptar dhe kryetarit të TK-së Zoran Stankoviq, raporton Titulli.

Takimi i së premtes do të jetë vazhdimësi i takimit të muajit shkurt kur liderët politikë shqiptarë dorëzuan një listë me kërkesa për të drejtat e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Kërkesat e parashtruara iu janë dorëzuar Qeverisë së Republikës së Serbisë e cila i ka aprovuar në mbledhjen e 4 qershorit.

HW

Takimi i nesërm do të jetë i mbyllur për media, ndërsa në te do të bisedohet për temat e aprovuara më herët, si për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, përmirësimin e gjendjes ekonomike në tri komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimin dhe simbolet kombëtare, decentralizim në gjyqësi, arsim, kulturë dhe media, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe siguri si dhe masat për arritjen e besimit në këtë rajon,

Pas çdo takimi, sipas njoftimit të TK-së, drejtuesi i këtij organi shtetëror, Zoran Stankoviq do të japë deklarata për media.

Paraprakisht kryetari i Trupit Koordinues,në orën 11h, do të qëndrojë në Preshevë ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafën, me ç’rast do të bisedohet për fillimin e fazës së dytë të punimeve në ndërtimin e maternitetit në këtë qytet./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.